Fresh Bee Pollen
Poleni ynë i freskët mblidhet gjatë pranverës, periudhë kur natyra është në lulëzimin e saj më të pasur.
Poleni ynë i freskët mblidhet gjatë pranverës, periudhë kur natyra është në lulëzimin e saj më të pasur. Bletët tona vizitojnë mijëra lule dhe mbledhin polen me vlerë të lartë ushqyese, të cilin ne e ruajmë të freskët, pa e përpunuar, ashtu siç e sjellin bletët tona nga zonat malore, larg fushave dhe zonave të ndotura, për të ruajtur freskinë dhe cilësinë e tij.
Ndryshe nga poleni i tharë, poleni ynë është i freskët, duke ruajtur shijen, aromën dhe përbërësit e tij natyralë. Është një burim i pasur proteinash, aminoacidesh, vitaminash, mineralesh dhe antioksidantësh, që ndihmojnë në rritjen e energjisë, mbështesin sistemin imunitar dhe kontribuojnë në mirëfunksionimin e organizmit. Veçanërisht është shumë i dobishëm për sportistët dhe për njerëzit që kryejnë punë të rënda fizike në ambient të jashtëm, pasi u jep energji dhe ndihmon në përballimin e lodhjes.
Për të ruajtur të gjitha vetitë e tij, poleni i freskët duhet të mbahet gjithmonë në frigorifer ose në ngrirje pas blerjes.
Një superushqim 100% natyral, i sjellë direkt nga kosheret tona në tryezën tuaj.