Direkt nga prodhuesi te tryeza juaj • Pa ndërmjetës
Që nga viti 2009

Historia jonë

Çdo histori ka një fillim. E jona filloi në vitin 2009.

Katër varietetet e mjaltit Claire's Honey mbi tryezë druri
2009 • Fillimi

Punëtor në bletari

Atë vit fillova të punoja si punëtor në bletari. Ishte një punë e vështirë, me shumë lodhje, shumë orë në natyrë dhe me sfida që vetëm një bletar mund t'i kuptojë.

Megjithatë, çdo ditë më mësonte diçka të re dhe më bënte ta dua edhe më shumë botën e bletëve.

Kavanoza mjalti pranë nxjerrësit gjatë vjeljes
format_quote
Dikush më dhuroi gjashtë koshere bosh, pa bletë. Për shumë njerëz nuk do të thoshin asgjë. Për mua ishin një mundësi.

Alfred Bardhoci • 2011

Kavanoza Claire's Honey në pikën e shitjes
2011 – 2015 • Rritja

Emri që na dha vajza jonë

I mbusha kosheret me bletë, u kujdesa për to me gjithë zemër dhe kështu lindi familja jonë e vogël bletare. Vit pas viti, me shumë punë, durim dhe sakrifica, numri i koshereve u rrit. Çdo sezon ishte një provë, por edhe një mësim.

Asgjë nuk erdhi lehtë. Çdo kavanoz mjalti që mbërrinte te klientët tanë ishte rezultat i mijëra kilometrave, orëve të panumërta të punës dhe dashurisë për atë që bëjmë.

Në vitin 2015, kur pamë se mjalti ynë po fitonte besimin e njerëzve, vendosëm t'i jepnim edhe një emër. Atë vit lindi vajza jonë, Claire (Kleri). Nuk mund të imagjinonim një emër më të bukur se ai i saj. Kështu lindi Claire's Honey.

Ky emër nuk është thjesht një markë. Është pjesë e familjes sonë. Është arsyeja pse çdo ditë përpiqemi të prodhojmë mjaltë dhe produkte që do t'ua jepnim pa asnjë hezitim edhe fëmijëve tanë.

Rrugëtimi ynë

2009

Punëtor bletarie

2011

Gjashtë kosheret e para

2015

Lindi Claire's Honey

Sot

Bletari me kohë të plotë

Vendimi

Gjithë koha, gjithë përvoja

Pas më shumë se dhjetë vitesh përvojë, mora vendimin më të rëndësishëm të jetës sime profesionale: të lija punën si punonjës dhe t'i përkushtohesha plotësisht bletarisë sonë familjare. Prej pesë vitesh punoj ekskluzivisht me bletët tona.

Selia jonë ndodhet në Greqi, por bletaria nuk është një profesion që bëhet duke qëndruar në një vend. Për të prodhuar çdo lloj mjalti, kosheret duhet të udhëtojnë qindra kilometra, në kohën e duhur dhe në vendin e duhur. Vetëm kështu natyra na dhuron mjaltin e portokallit, të trumzës, të pishës, të bredhit, të gështenjës dhe të lisit — secili me aromën, shijen dhe karakterin e vet.

Mjaltë që derdhet mbi jogurt me arra

Puna nuk ndalet te mjalti

Me të njëjtin kujdes prodhojmë polen të freskët, nxjerrim qumësht mbretëror, përgatisim tinkturë propolisi dhe produkte të tjera të bletës, gjithmonë duke respektuar natyrën dhe cilësinë.

Kavanoza me kërhërë, mjaltë gështenje dhe arra në mjaltë

Dhe kur bletët pushojnë

Kur vjen dimri dhe bletët pushojnë, edhe ne ndryshojmë ritmin e punës. Gjatë muajve nëntor, dhjetor dhe janar kujdesemi për ullishtet tona dhe prodhojmë vaj ulliri ekstra të virgjër, me të njëjtën filozofi që ndjekim edhe në bletari: cilësi pa kompromise.

Qëllimi ynë është i thjeshtë: të sjellim në tryezën tuaj mjaltë dhe produkte bletarie me cilësi të lartë, direkt nga prodhuesi, pa ndërmjetës. Ne besojmë se besimi fitohet me vepra dhe jo me fjalë.

Filozofia jonë
Nuk shesim asgjë që nuk do t'ia jepnim për të ngrënë fëmijëve tanë.
Claire's Honey

Alfred Bardhoci

Bletar • Claire's Honey