Oil Shën Gjonit
Vaji ynë i Shën Gjonit përgatitet nga ne me kujdes, duke mbledhur bimën në zonat e larta malore, aty ku çdo vit vendosim edhe bletët tona. Lulet e freskëta përzgjidhen me dorë dhe lihen të macerohen ngadalë në vaj ekstra të virgjër ulliri, sipas metodës tradicionale.

Falë vetive të tij natyrale, ndihmon në qetësimin e djegieve të lehta, skuqjeve nga dielli, irritimeve të lëkurës dhe skuqjeve nga pelenat tek foshnjat. Është gjithashtu i përshtatshëm për kujdesin e duarve të lodhura dhe të dëmtuara nga puna e rëndë fizike.
Kujdes: Pas aplikimit, rekomandohet të shmanget ekspozimi i drejtpërdrejtë në diell, pasi Vaji i Shën Gjonit mund ta bëjë lëkurën më të ndjeshme ndaj rrezeve të diellit (fotosensibilizues).
Një produkt natyral, i përgatitur nga ne me lëndë të para të zgjedhura me kujdes.