Thyme Honey
Mjalti ynë i trumzës vjen nga kodrat e Galaksidit ose te Lefkadhes , një zonë ku trumza rritet e egër mbi toka shkëmbore, të thata dhe të ekspozuara në diell.
Mjalti ynë i trumzës vjen nga kodrat e Galaksidit ose te Lefkadhes , një zonë ku trumza rritet e egër mbi toka shkëmbore, të thata dhe të ekspozuara në diell. Pikërisht këto kushte i japin nektarit një aromë të pasur dhe një shije të veçantë, që e bëjnë mjaltin e trumzës një nga më të vlerësuarit në Greqi.
Bletët tona e mbledhin këtë nektar në fillim të verës, kur trumza është në lulëzimin e saj të plotë. Rezultati është një mjaltë me ngjyrë të artë, aromë intensive dhe shije të pasur që lë një ndjesi të këndshme dhe të qëndrueshme.
Falë përmbajtjes së lartë në antioksidantë dhe përbërës natyralë, mjalti i trumzës vlerësohet për vetitë e tij antibakteriale dhe për mbështetjen që i jep sistemit imunitar.
Një mjaltë i pastër, 100% natyral, i mbledhur me kujdes nga bletët tona në natyrën e Galaksidit dhe te Lefkadhes.