Bosses' Honey
Kështu e quajmë ne Mjaltin e Bredhit Vanilje. Ky emër lindi nga vlera e tij e jashtëzakonshme, cilësia e lartë dhe vetitë e çmuara ushqyese që ofron. Për ne, një “Boss” nuk është ai që ka pasuri apo pushtet, por ai që ka zemër të mirë, karakter dhe di të vlerësojë gjërat e rralla e të çmuara.

Mjalti i Bredhit Vanilje prodhohet vetëm në një zonë të Greqisë, në malin Mainalo të Peloponezit, dhe askund tjetër në botë. Pikërisht kjo e bën një nga mjaltërat më të rrallë dhe më të çmuar që mund të gjeni.
Emri “Vanilje” nuk ka asnjë lidhje me bimën ose aromën e vaniljes. Ai vjen nga ngjyra e tij e veçantë, e çelët, me nuanca perle që i ngjajnë ngjyrës së vaniljes, një karakteristikë që e dallon menjëherë nga çdo mjaltë tjetër.
Ky mjaltë nuk prodhohet çdo vit. Natyra është ajo që vendos nëse do ta dhurojë apo jo, prandaj çdo vjelje është e kufizuar dhe me vlerë të veçantë.
Me strukturën e tij kremoze, shijen e butë dhe cilësinë e jashtëzakonshme, ai konsiderohet një nga krenaritë e bletarisë greke.
Për ne, ai do të mbetet gjithmonë Mjalti i Bossave.